Dështon edhe në bujqësi Rilindja, rriten importet

0

Megjithëse bujqësia është konsideruar si motori i zhvillimit të ekonomisë, importet vijojnë të kryesojnë tregun dhe të kenë rritje nga vitit në vit. Referuar statistikave zyrtare, importet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale janë regjistruar me rritje në nivelin 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë, dhe e përkthyer në vlerë monetare, regjistrohen në rreth 5.9 miliardë lekë më shumë.

Krahasimisht me eksportet të cilat gjatë viti që lamë pas kanë arritur në vlerën e 31.4 miliardë lekëve, shifra e importeve është disa herë ë e lartë, konkretisht rreth 114.2 miliardë lekë, çka bën që deficiti tregtar në këtë sektor të jetë rreth 82.8 miliardë lekë. Ajo që vihet re është se e ndarë në sektorë, importi i produkteve bujqësore në vlerë monetare kanë shënuar ulje në krahasim me vitin 2016, ndërsa importi i produkteve blegtorale dhe agroindustriale është rritur gjatë vitit që lamë pas. Konkretisht importi i produkteve bujqësore është regjistruar në vlerën e 26.5 miliardë lekëve, ai i produkteve blegtorale në 21.5 miliardë lekë dhe importi i produkteve agroindustriale në 66.1 miliardë lekë.

Lini nje pergjigje