De Biazi gjen skuadër, Milani ekipi që i vendos të ardhmen

0
Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpallur listen e lojtareve qe do te kete ne dispozicion per ndeshjen me Francen. /r/n/r/nNational team coach of Albania, Gianni De Biasi, speaks during a press conference, where he announced list of players that will be available for the match with Franca.

Duket e çutitshme, por Milani ka në dorë fatin e ish-trajnerit të kombëtares, Xhani De Biazi.

Kuqezinjtë e Gattusos ndeshen këtë javë me SPAL-in dhe nëse e mundin, atëherë SPAL do shkarkojë trajnerin aktual, Leonardo Sempliçi.

Aktualisht, kjo skuadër gjendet vetëm tri pikë sipër zonës së ftohtë dhe humbja e fundit në Kaljari, ka shqetësuar drejtuesit.

Ndeshja e radhës me Milanin do të jetë shansi i fundit për Sempliçin. Nëse nuk ja del, emri i parë për ta zëvëndësuar, siç citon “Sky Sport”, është pikërisht De Biazi.

Nëse Milan e fiton ndeshjen e radhës, De Biazi mund të rikthehet në Serinë A. Mbas 8 vitesh. Për herë të fundit drejtonte Udinezen, ndërsa tashmë Spalin. Vendos Milani…

Lini nje pergjigje