Arta Marku shkon në “shtëpi”…çfarë do të ndodhë në Shkodër?

0

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka udhëtuar këtë të hënë drejt Prokurorisë së Shkodrës, atje ku ka punuar për vite me radhë.

Loading...

Por rikthimi i saj në “shtëpi” nuk bëhet për arsye të “nostalgjisë” pasi këtë të hënë pritet që në prokurorinë e Shkodrës të bëhet analiza vjetore e punës së institucionit.

Arta Marku do të jetë një nga dëgjueset dhe ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë prokurori të vendit, mund edhe të vendosë për ndërrimin e krerëve të këtij institucioni.

Kujtojmë se thuajse në shumicën e prokurorive të qarqeve të vendit, Arta Marku ka ndërhyrë duke zëvendësuar prokurorët e komanduar nga paraardhësi i saj Adriatik Llalla. Madje në disa raste, ndërrimet apo shkarkimet kanë sjellë në zyrën e Prokurores së Përkohshme edhe njoftime për kallëzim në Gjykatë, si ajo e ish kryeprokurorit të Elbasanit Gina.

Loading...

Lini nje pergjigje