Plas sherri mes këngëtareve, Enca e quan “gjyshe” Rosela Gjylbegun: Shko në …

0
313

Mbrëmjen e kaluar, Enca Haxhia u nxeh me këngëtaren shkodrane Rosela Gjylbegun, të cilët iu drejtua me fjalë mjaft të ashpra në rrjetet e saj sociale.  “Sot mora vesh që Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi…Askush nuk do të të shohë apo të bëjë muzikë me ty”, shkruan Enca.

I gjithë ky shpërthim i Encës nisi vetëm nga një lojë në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, e drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca.

Në këtë emision ishte e ftuar edhe Rosela Gjylbegu, e cila e pyetur se me cilën prej këngëtareve shqiptare nuk do të bënte kurrë një këngë, ajo zgjodhi Encën. “Këngëtarja shqiptare me të cilën nuk do të bashkëpunoja asnjëherë është Enca” , ishin fjalët e Roselës, e cila nuk përdori fjalë fyese dhe s’bëri komente për këngëtaren tjetër.

Mirëpo për Encën vetëm kaq ka mjaftuar që të ndihet e fyer dhe të shpërthejë menjëherë në rrjetet sociale, pa u menduar gjatë. Fundja, jo të gjithëve mund t’ju pëlqesh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here