Novosela në gjendje kritike, banorëve u bëhet thirrje të largohen

0

Pas reshjeve të shumta dhe përmbytjeve në disa zona te vendit, situata është perkeqësuar edhe në qarkun e Vlorës. kryetari i Bashkisë së Vlorës, Drita Leli, i pranishëm në Urën e Mifolit në Novoselë u shpreh se situata është më e rënduar se në dhjetorin e vitit të shkuar.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata q ëna erdhe në ndihmë për situatën aktuale. Jemi duke marrë të gjitha masat për të gjitha komunitetin, por e rëndësishme është rritja e gatishmërisë dhe zhvendosja e banorëve nga zonat e rrezikuar.”- tha Leli.

I pyetur për numrin e banorëve që janë evakuuar Leli u shpreh se banorët kanë preferuar të zhvendosen tek shtëpitë e të afërmëve dhe nuk jane vendosur në strukturat që bashkia u ka vënë në dispozicion.

I bëj apel banorëve ka thenë Leli, që të rrisin gatishmërinë, të ngjisin moblijet nga katet e para në katet më lart, të largojnë gjënë e gjallë nga zonat që përmbyten.

Jemi duke marrë të gjitha masat për të gjitha komunitetin, por e rëndësishme është rritja e gatishmërisë dhe zhvendosja e banorëve nga zonat e rrezikuar.

Lini nje pergjigje