Zbardhet dëshmia e grekut të arrestuar për vrasjen e Dejvi Kasmit: U shokova nga…

0
251

Ethymiou Ethymiou , shtetasi grek i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Dejvi (Dëfrim) Kasmi, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen,

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, shtetasi grek i arrestuar një ditë më parë, është shprehur se ishte i shokuar nga arrestimi.

Burimet policore bëjnë të ditur se Ethymiou nuk ka dhënë sqarime nëse ka debatuar ose jo me viktimën pak ditë para ngjarjes apo nëse e njihte ose jo viktimën.

“Në Shqipëri kam ardhur për qejf, nuk kam kryer asnjë krim”, mësohet të jetë shprehur Ethymiou para policisë, ndërsa ka pranuar njohjen me një prej të arrestuarve të tjerë.

42 vjeçari Kasmi u qëllua për vdekje sapo doli nga një banesë pranë QSUT-së në Tiranë, ndërsa policia arrestoi disa persona si të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here