Transparenca e Buxhetit, vendi ynë merr notë mesatare

0
144

Në raportin e sapopublikuar mbi Transparencën e Buxhetit, Shqipëria ka marrë një notë mesatare, duke grumbulluar vetëm 50 nga 100 pikë në dispozicion. Me këtë vlerësim, vendi ynë renditet i 48-ti nga 115 shtete. Gjithsesi Shqipëria renditet më lart se vendet e tjera të rajonit të marra në vlerësim, si Serbia me 43 pikë, Maqedonia me 37 pikë dhe Bosnje Hercegovina me 35 pikë. Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut paraqiten në këtë raport si vendet me buxhetin më transparent në botë, ndërsa Rumania bën surprizën duke u renditur e 9-ta falë përpjekjeve për të ulur korrupsionin në vend.

Duke analizuar indikatorët e veçantë që përbëjnë vlerësimin, Shqipëria merr pikë të larta në deklaratat para buxhetit dhe në zbatimin e buxhetit. Një vlerësim pozitiv jepet edhe për raportet gjatë vitit dhe raportet e auditit. Ndërkohë, aty ku dështon shteti shqiptar për të ofruar transparencë është buxheti i qytetarëve, pra përfshirja dhe ndikimi i shtetasve në buxhet. Në këtë indikator buxheti shqiptar vlerësohet me 33 nga 100 pikë.

Matja e pjesëmarrjes së publikut bëhet përmes shkallës së mundësive të ofruara nga qeveria për publikun që të angazhohet në procesin e buxhetit. Mundësi të tilla, shprehet “International Budget”, duhet ofruar në të gjithë ciklin nga ekzekutivi, legjislativi dhe institucioni i auditimit. Edhe shtete si Bosnje dhe Hercegovina arrijnë të marrin 9 pikë në këtë vlerësim, ndërsa po me 2 pika sa Shqipëria vlerësohet edhe Serbia.

Problematike shihen edhe mungesa e një raporti në mes të vitit, si edhe transparenca e dobët e raportit përfundimtar. Megjithatë, duhet thënë se për edicionin aktual Shqipëria ka arritur të  fitojë ndjeshëm më shumë pikë se në atë paraardhës, ku u vlerësua me notën 38 nga 100.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here