The Economist: Shqipëria mbetet një vend hibrid jodemokratik

0
164

Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid për “The Economist”. Raporti më i fundit i njësisë së tij ekonomike të inteligjencës del në përfundimin se, ashtu si Maqedonia, edhe vendi ynë ka shënuar disa përmirësime gjatë vitit 2017, por i mbetet ende shumë për të bërë për të avancuar drejt kategorisë së “demokracive me të meta”. Indeksi e kategorizon si “pjesërisht të lirë” median në Shqipëri. Europa Lindore ka shënuar tradicionalisht pak pikë në indekset e kësaj njësie, e kjo i detyrohet pjesërisht kulturës së dobët politike, tranzicionit kaotik në demokraci dhe vështirësive për ruajtjen e ligjit e atyre në luftën ndaj korrupsionit.

Në tablonë e tij më të përgjithshme, raporti del në përfundimin se, si “plotësisht demokratike” nuk mund të konsiderohen veçse më pak se gjysma e anëtarëve të Bashkimit Europian. Kategorinë e më të mirëve e kanë pushtuar vendet skandinave: Norvegjia, Islanda e Suedia. Të vetmet shtete nga jugu i Europës që arritën të rreshtoheshin lart në listë janë Malta e Spanja. Pjesa më e madhe e demokracive me “cene” gjenden në Europën Lindore. Vlerësimin më të keq në të gjithë BE-në e ka marrë Rumania. Në të njëjtën kategori hyjnë edhe Italia, Qipro, Greqia e Portugalia.

Asnjëri prej shteteve anëtare të bllokut europian nuk klasifikohet në këtë indeks si “regjim hibrid”, apo “autoritar”. Vlerësimi është dhënë nga 8 pikë e lart si “demokraci e plotë”, 6 deri në 8 si “demokraci me të meta”, 4 deri në 6 si “regjim hibrid” dhe 0 deri në 4 si “regjim autoritar”. Secili vend klasifikohet në një nga 4 llojet e regjimeve sipas pikëve në këto kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, liritë civile, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike dhe kultura politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here