Speciale/ Krimi në SHBA për vitin 2017, top 10 qytetet më të rrezikshme

0

NGA BEQIR SINA – NEW YORK CITY

St Louis, Missouri u zhvendos nga vendi i 4 në 1 në listen e qyteteve më të rrezikshme për krimet, në SHBA. Këtë vit në Listën e Qyteteve më të Rrezikshme të Krimit , të qyteteve me mbi 200,000 banorë pasi shkalla e saj e dhunshme e krimit u rrit me më shumë se 8 përqind, nxorri në krye disa qytete të cilat në të kaluarën nuk ishin fare në listë. Ndërsa krimi i dhunshëm u rrit në shkallë kombëtare me gati 4 për qind, shumë qytete të mëdha dhe të qeta u renditën në 10 vendet e para me rritëjen e ndjeshëme të krimeve.

Detroiti është numri 2 në listën e këtij viti, duke u zhvendosur pas tre viteve të njëpasnjëshme në krye të listës për shkak të rënies prej 11.5 për qind në normën e përgjithshme të krimit të dhunshëm.  Veçanërisht si përher nuk mungon në listën e këtij viti edhe Cleveland, Ohio, i cili kishte renditur 8 në listën e vitit të kaluar. Megjithse FBI nuk dha informacion për Cleveland këtë vit, dhe për këtë arsye qyteti nuk mund të renditet i pari.

Të gjitha statistikat janë të bazuara në të dhënat e 2016-2017 nga  Raporti i Krimit nga FBI-a. Në qendrat urbane të Amerikës, 3.081 njerëz u vranë në gjysmën e parë të 2017, sipas sondazhit të krimeve të dhunshme të Shoqatës së Shefave të Qyteteve të mëdha. Kjo është deri në 2,994 njerëz për të njëjtën periudhë në vitin 2016. Këtu janë statistikat e vrasjeve në 61 qytete dhe qendra të mëdha urbane në të gjithë SHBA për gjysmën e parë të vitit 2017. Të dhënat llogariten për 100,000 banorë, bazuar në të dhënat më të fundit të popullsisë për secilin qytet.

Të dhënat

Shkalla e vrasjes në St Louis është 29.1 për 100,000 – më e larta nga të gjitha qytetet e përfshira në të dhënat e shefave të policisë. Nëntëdhjetë e dy vetë u vranë në atë qytet në gjysmën e parë të vitit 2017.

Shkalla e vrasjes në Baltimore është 27.3 për 100,000. Në gjysmën e parë të vitit 2017, 170 vetë u vranë në atë qytet. Në gjysmën e parë të vitit 2016, 137 vetë u vranë atje.

Shkalla e vrasjeve në Detroit – Michigan është 20.2 për 100,000. Në gjysmën e parë të vitit 2017, 136 vetë u vranë në atë qytet.

Shkalla e vrasjes në Cleveland – Ohio është 14.5 për 100,000 banorë.

Çikago, Illinois shkalla e vrasjes është 12.1 për 100,000 banorë. Pra, në gjysmën e parë të vitit 2017, 328 persona u vranë – katër viktima më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Neëark, Neë Jersey, shkalla e vrasjes është 10.3 për 100,000. Sipas indeksit që është poshtë më shumë se 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkalla e vrasjes në Filadelfia është 9.9 për 100,000. Në gjysmën e parë të vitit 2017, 156 persona u vranë në Filly

Pittsburgh, Pensilvania shkalla e vrasjes është 8.6 për 100,000 banorë.

Shkalla e vrasjeve në Atlanta është 7.8 për 100,000 njerëz. Tridhjetë e shtatë persona u vranë në qytet në gjysmën e parë të 2017. Kjo është ulur 51 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkalla e vrasjes në Colombus Ohaio është 7.7 për 100,000. Gjashtëdhjetë e gjashtë vetë u vranë në atë qytet në gjysmën e parë të vitit 2017.

Shkalla e vrasjeve në Miami është 5.7 për 100,000 njerëz. Numri i njerëzve të vrarë në atë qytet në gjysmën e parë të vitit 2017 – 26 – u konfirmua nga Departamenti i Policisë sepse qyteti nuk ishte përfshirë në anketën e krimeve të dhunshme të Shoqatës së Shefave të Qyteteve të mëdha.

Shkalla e vrasjeve në Denver është 4.0 për 100,000. Kjo është një rritje prej 30 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkalla e vrasjeve në San Francisko është 3.9 për 100,000. Tridhjetë e katër vetë u vranë në atë qytet në gjysmën e pare të vitit 2017.

Shkalla e vrasjeve në Los Angeles është 3.5 për 100,000 njerëz. Në gjysmën e parë të vitit 2017, 141 vetë u vranë në atë qytet.

Shkalla e vrasjes në Boston është 3.0 për 100,000 banorë. Njëzet njerëz u vranë në atë qytet në gjysmën e parë të vitit 2017.

Shkalla e vrasjeve në Neë York City është gjithashtu 1.5 për 100,000 banorë.

Numri i vrasjeve në qytet në gjysmën e parë të vitit 2017 – 132 – iu ofrua CBS Neës nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut; Anketa e krimeve të dhunshme të Shoqatës së Shefave të Qyteteve të mëdha nuk përfshinte Nju Jorkun.

NYPD thotë se shkalla e vrasjes së qytetit është në rënje të ndjeshme 17 përqind dhe në ritmin për të goditur krimin në një nivel të ulët historik për vitin.

Shkalla e vrasjes në Nassau County, në Long Island, Nju Jork, është 0.2 për 100,000 njerëz. Tre persona u vranë ndërmjet 1 janarit dhe 30 qershorit 2017.

Shkalla e vrasjeve në Phoenix është gjithashtu 4.3 për 100,000 njerëz.

Shkalla e vrasjeve në Mesa – Arizona është 1.9 për 100,000 banorë. Shkalla e vrasjeve në Virginia Beach është 2.4 për 100,000 banorë. Shkalla e vrasjeve në Long Beach është gjithashtu 2.3 për 100,000 njerëz.

Shkalla e vrasjeve në El Paso është gjithashtu 1.9 për 100,000 banorë.

Shkalla e vrasjeve në Fairfax NH është 0.8 për 100,000 njerëz.

Shkalla e vrasjes në Montgomery County CA është 0.9 për 100,000 banorë. Kjo është e pandryshuar nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shkalla e vrasjeve në Suffolk County, në Long Island, Neë York, është gjithashtu 0.9

Shkalla e vrasjeve në Salt Lake City është 1.0 për 100,000 banorë

Shkalla e vrasjes në Austin TX është 1.2 për 100,000 njerëz.

Shkalla e vrasjeve në San Diego CA është gjithashtu 1.2 për 100,000 banorë. Shtatëmbëdhjetë vetë u vranë atje në gjysmën e parë të vitit 2017

Shkalla e vrasjeve në Seattle është 1.3 për 100,000 banorë

Shkalla e vrasjes në San Jose është 1.5 për 100,000 banorë. Është ulur 67 për qind nga e njëjta kohë vitin e kaluar.

Shkalla e vrasjeve në Omaha është 3.1 për 100,000 banorë.

Shkalla e vrasjes në Orlando është 5.1 për 100,000 banorë.

Lini nje pergjigje