“In Memoriam”/ Një vit nga vdekja e Agollit, shkrimtarit të dashurisë, filozofisë e dhembjes njerëzore

0
173

Sot shënohet plot një vit që kur Letërsia shqiptare humbi njërin nga poetët më të mëdhenj. Dritëro Agolli, pas disa ditësh qëndrimi në spital ndërroi jetë në Tiranë më 3 Shkurt të vitit 2017. Shkrimtari i madh ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Në vitet ’60 ai hyri në letërsi për t’i ndryshuar asaj përmasat. U bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhembjes njerëzore, duke ardhur ashtu origjinal siç ishte deri në ditët tona. Por pasditen 3 shkurtit të vitit 2017 zemra e kolosit të letrave shqipe, Dritëro Agolli, vendosi të ndalë, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar shumë kohët e fundit, madje pak ditë më parë ishin familjarët dhe mjekët që ngulën këmbë se duhej të shtrohej në Sanatorium, po në vend që të përmirësohej i madhi i letrave ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Ai vlerësohet si një ndër autorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, me veprat si Komisari Memo, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo , Trëndafili në gotë, e shumë vepra të tjera. Krijimtaria e tij letrare është dëshmuar në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, që e kanë bërë edhe fitues të disa çmimeve. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai është shprehur: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”. Është cilësuar si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike. Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “Ëndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuara janë: “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut. Në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here