“Do t’iu shkatërrojmë të gjithëve”, mesazhi i fortë që vjen nga Turqia

0

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se në 12 ditët e fundit, terroristët e PYD/PKK-së në Afrin kanë hedhur 82 raketa në Reyhanlı, Hatay dhe Kilis në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si pasojë e këtyre raketave, pesë shtetas tanë kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur. Po ashtu, kemi edhe dëme në ndërtesa dhe xhami”, tha Yıldırım në një ceremoni gjatë hedhjes së gurthemelit të autostradës Ankara- Niğde.

Yıldırım tha se gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin terroristëve u kanë shkatërruar tunelet dhe pozicionet. “Do t’i shkatërrojmë të gjithë”, tha Yıldırım.

“Në këtë mënyrë, ne do të garantojmë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve tanë dhe në të njëjtën kohë do të mbrojmë nga kjo gjëmë edhe gjysmë milion vëllezërit tanë arabë, kurdë dhe turkmenë që jetojnë në Afrin”, shtoi kryeministri i Turqisë.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil gjatë operacionit.

Që nga fillimi i operacionit, terroristët nga rajoni i Afrinit vazhdojnë sulmet ndaj civilëve në provincat kufitare turke të Kilis dhe Hatay.

Lini nje pergjigje