Votimi në OKB/ Ja çfarë Soros i kërkoi Edi Ramës

1
474

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kreun e qeverisë, Edi Rama se ka mashtruar publikisht shqiptarët, kur një natë më parë tha publikisht se nuk i ishte kërkuar nga SHBA që të votonte kundër rezolutës së paraqitur nga Turqia në OKB, lidhur me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha shkruan se kërkesën për të votuar kundër rezolutës që dënonte vendimin sovran të Kongresit dhe Presidentit të SHBA e ka paraqitur zyrtarisht qeveria e SHBA me një letër zyrtare të ambasadores së SHBA ne OKB, Nikki Haley drejtuar përfaqësuesve të vendeve mike në OKB, ndër to edhe Shqipërisë tre dite pra votimit të rezolutës.

Gjithashtu, Berisha shprehet se Rama gënjeu pafytyrësisht kur deklaroi se ne votuam sipas përcaktimit të BE, pasi 5 vende të BE votuan kundër rezolutës çka dëshmon se absolutisht nuk kishte asnjë vendim të BE për të votuar kundër SHBA dhe pro rezolutës.

Berisha shprehet se kërkesën për të votuar kundër SHBA në OKB,  Ramës is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botës, një armik i betuar i demokracisë në Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu që pagoi Edi Ramën të deklarojeë në mediat e mëdha amerikane se kandidati Donald Trump është turpi i qytetërimit dhe se në rast fitoreje të tij Rama do te prishte marredheniet me SHBA.

Komenti i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Nje genjeshter e turpshme e Edi Rames per te justifikuar voten e pabese ne OKB kunder SHBA!

Te dashur miq, Edi Rama mashtroi paturpesisht dyfish shqiptaret mbreme kur deklaroi lidhur me voten e tij te pabese dhe ne kundershtim me interesin kombetar kunder SHBA ne OKB.

Ai deklaroi se nuk i kishte kerkuar asnjeri (nga pala amerikane) qe te votonte kunder rezolutes dhe se ai votoi ne perputhje me direktiven e BE.

Lidhur me kete mashtrim skandaloz sqarojme sa vijon:

Kerkesen per te votuar kunder rezolutes qe denonte vendimin sovran te Kongresit dhe Presidentit te SHBA e ka paraqitur zyrtarisht qeveria e SHBA me nje leter zyrtare te ambasadores se SHBA ne OKB, Nikki Haley drejtuar perfaqesuesve te vendeve mike ne OKB, nder to edhe Shqiperise tre dite pra votimit te rezolutes. Ndaj Rama genjen kur thote nuk na kerkoi asnjeri qe te votojme kunder saj.

Keshtu qe, edhe ne rast se ambasadori Lu vertet nuk i ka kerkuar Rames apo Ditzi Bushatit, per arsye te cuditshme por qe ai i di vete, qe te votojne kunder rezolutes apo te abstenojne, e sigurte njeqind perqind eshte se ambasadorja Nikki Haley, e cila ne hierarkine e administrates se SHBA eshte ne rang anetareje kabineti, e ka bere kete me nje leter zyrtare, te cilen Rama dhe Ditziu i tij e hodhen ne kosh te plehrave.

Kjo dyshe antikombetare, ne nje akt pabesie dhe duke shkelmuar interesin kombetar, vendosen te votojne kunder vendit qe ka luajtur rol percakues ne bllokimin e projekteve te Fuqive te Medha te viteve 1920 per coptimin dhe zhdukjen e Shqiperise nga harta e Europes dhe çlirimin e Kosoves nga pushtuesit barbar serb vitin e fundit te shekullit qe kaloi dhe pavaresimin e mevonshem te saj.

Se dyti, Rama mashtroi pafytyresisht kur deklaroi se ne votuam sipas percaktimit te BE. E verteta eshte se pese vende te BE votuan kunder rezolutes çka deshmon se absolutisht nuk kishte asnje vendim te BE per te votuar kunder SHBA dhe pro rezolutes. BE ne kete votim e kishte lene qe vendet anetare te votonin te pavarura ne perputhje me interesin e tyre kombetar. Vendi i vetem qe i kishte kerkuar Rames qe te votohej kunder SHBA eshte Turqia por theksoj se, pavaresisht nga marredheniet miqesore qe Shqiperia ka dhe duhet te zhvilloje me Turqine, zevendesimi i SHBA me Turqine ne politiken e sigurise kombetare eshte fatale.

Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA.

Te dashur miq, 27 janari, protesta me e fuqishme ne 100 diteshin e qeverise se narkoshtetit deshmoi revolten mbare qytetare edhe ndaj qendrimit te pabese dhene ne kundershtim me interesin kombetar ndaj SHBA te dyshes se neo-bllokmeneve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Per Ramen eshte e veshtire te gjesh fjale per ta pershkruar, ai eshte njesoj si portieret ne deren e kinemave ne kohen e komunizmit, qe bene sikur i njeh te gjthe dhe leshon fjale pa filter, kluon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here