“Ju flet Moska”: Benet Beci, Ministri paralel i të gjitha Ministrive

0

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj ju rikthye sërish këtë të premte abuzimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas Myftaraj, drejtori i Fondit Benet Beci ka kompetenca më shumë se një Ministër teksa ndër vite ka qenë Ministër paralel i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Punëve Publike.

Por ndërsa në këtë institucion xhirojnë qindra milion euro, financime nga buxheti i shtetit dhe donatorë, Myftaraj thotë se kontrolli është zero, ndërsa abuzimet të shumta.

Një nga ato raste të keqpërdorimit të detyrës shtetërore, Myftaraj renditi edhe rrugën që ka shtruar me paratë e Fondit dhe që të çon në shtëpinë e tij që po ndërton në Yzberisht. Rruga nuk përdoret nga fshati.

Myftaraj: Në atë labirint që është shteti shqiptar gjen krijesa nga të çuditshmet, shartesa nga më të çuditshmet. I tillë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që tashmë është bërë pronë private e Drejtorit të tij Benet Beci.  Bëhet fjalë për një strukturë e cila qarkullon, përdor sipas dëshirës, po të duam themi dhe menaxhon por në fakt keqpërdoron me qindra milion euro dollarë të cilat janë para të shtetit shqiptar, para ta donatorëve të huaj. Ka një listë të gjatë të tyre në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Zoti Benet Beci është kthyer në një Ministër paralet të infastrukturës si quhet sot të Punëve Publike, Transportit, shartesës së disa Ministrive, një ministër paralel i të gjithëve qeverive që vinë dhe ikin. 

Të rralla janë Ministritë që kanë aq shumë para si ai, të rralla janë ato ministri që kanë aq pak kontrroll sa Fondi. Asnjë Ministër nuk zotëron ato kompetenca aq të mëdha sa i ka Beti në Fondin e tij që quhet Fond por realisht funksionon si një Ministri paralele e Infrastrukturës dhe Punëve Publike.  Në Shqipëri ka organizata jo fitimprurëse, e kundërta janë organizatat fitimprurëse që janë kompani tregtare. Në Shqipëri ka organizata jo fitimprurëse, organizata joqeveritare, jo shtetërore sepse ka dhe organizata qeveritare dhe shtetërore. 

 Organizatë shtetërore mund të quhen dhe Ministrisë dhe institucionet. Fondi ka një organizatë jo fitmiprurëse që funksionon me një ligj të veçantë të saj ADOKSI, Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në Shqipëri ka një ligj për organizatat jo fitimprurëse në bazë të cilit funksionojnë të gjithë organizatat, me atë ligj funksionojnë OJF, Fondacionet.

Por ka dhe një ligj të veçantë për një OJF, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, është ligji numër 10130 datë 11 maj 2009. Gjëja e parë që të bie në sy është se ky ligj është bërë para zgjedhjeve parlamentare. Në periudhën 2 muaj para zgjedhjeve në Shqipëri bëjnë ligje nga më të çuditshmet, para mbylljes së Parlamentit. Në 2009 zgjedhjet janë bërë në 28 qershor, është bërë afër limit të mbylljes së parlamentit.

Ky ligj për fondin shqiptar të zhvillimit, i bërë për një OJF të vetme u la në fuqi nga qeveria Rama. Kur do të vinin në pushtet në vitin 2013 tha se ligjet e Saliut do të shfyqizohen dhe i shfyqizuan shumë , por ky ligj nuk u shfyqizua sepse iu pëlqeu.

Neni katër i ligjit thotë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit është person juridik dhe gëzon statusin si një organizatë jofitimprurëse. Po pse u dashka një ligj i veçantë për organizat jofitimprurëse kur ka një ligj për organizatat jofitimprurëse?

Se këtyre nga ligjin që vendosin ia u merr vesh punën.

Qëllimet , objektivat, përmirësimi i infrastrukturës sociale-ekonomike vendore. Domethënë rrugë, ujësjellësa, kanalizime dhe gjëra të këtilla, në nivel lokal.

Neni gjashtë: Kompetencat  e FSHZH-së janë: Menaxhimi i  projekteve të financuara nga qeveria shqiptare ose donatorë të ndryshëm që kanë për qëllim.

Lini nje pergjigje