Historia e fierakut që tentoi t’i merrte 50 mijë euro gruas që njohu në gazetë

0
150

Policia e Fierit informoi se ka arrestuar një 45 vjeçar i cili është dënuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe mashtrimi me kredi të mbetur në tentativë.

Në pranga ka rënë Fatmir Memlikaj, 45 vjeç, banues në Drizë, Fier, person i shpallur në kërkim.

“Kapja e këtij shtetasi u bë pasi sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e  kryer në bashkëpunim, dhe Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 146, 25 e 22 të Kodit Penal” informoi sot policia e Fierit.

Si iu faturua kredia 50 mijë euro dhe shpëtimi për një fije

Nga aktet e prokurorise Më 9 prill 2011 Fatmir Memlikaj njihet rastësisht me një femër  të identifikuar me inicialet G.N. Ata njihen nëpërmjet një gazete ku Memlikaj kishte lënë numrin e tij te telefonit celular me qëllim njohjen me shtetase te ndryshme.

Pasi kanë komunikuar nëpërmjet telefonit celular kanë rënë dakord që të takoheshin ne Tirane ku dhe janë takuar rreth datave 23 apo 24 Prill te vitit 2011.

Ne këtë takim i pandehuri Fatmir Memlikaj i ka thënë qe ishte ndare nga bashkëshortja dhe jetonte ne qytetin e Tiranes me qira.

Pasi janë njohur nga afër të dy kane rene dakord qe te bashkëjetonin ku për këtë qellim do te blinin një shtëpi nëpërmjet një kredie qe do merrte ne banke Fatmir Memlikaj

Pas disa ditësh te dy kane takuar shtetasin Erion Duraj, djalin e tezes te te pandehurit Fatmir Memlikaj, të cilin e ka prezantuar si drejtor i një banke ne qytetin e Tiranes dhe qe do ta ndihmonte ne marrjen e kredisë.

Pasi kane shkuar ne zyrën e noteres  S. B. ka nënshkruar disa dokumente te cilat siç ka ardhur ne dijeni kane qene për marrjen e kredisë.

Por kredia 50 mijë euroshe me qëllim blerjen e dy apartamenteve kishte kaluar për llogari të saj pa qenë në dijeni dhe me dokumente të falsifikuara.  

Pas nënshkrimit te kontratës për marrjen e kredisë, shtetasja është takuar disa here me te pandehurin Fatmir Memlikaj, por ne asnjë rast nuk ka pasur dijeni qe ne llogarinë e saj te jete kaluar shuma e marre kredi apo te jene kryer veprime te tjera për blerjen e shtëpisë.

Ne fillim te muajit Qershor te vitit 2011 i pandehuri Fatmir Memlikaj ka ndërprerë takimet me vajzën duke komunikuar vetëm ne telefon celular.

Ne telefonatën e fundit i pandehuri Fatmir Memlikaj e ka lajmëruar se kredia nuk ishte miratuar dhe ai duhej te largohej për ne Itali tek njerëzit e tij te afërm me qellim marrjen hua te parave qe do te nevojiteshin për blerjen e shtëpisë.

Pas kësaj telefonate, shtetasja G.N nuk ka kontaktuar me te pandehurin Fatmir Memlikaj dhe për këtë arsye ajo është interesuar ne bankën ku i pandehuri Fatmir Memlikaj i kishte thënë se kushëriri i te pandehurit Fatmir Memlikaj punonte duke i treguar edhe për historinë e kredisë.

Nga punonjësit e bankës ka ardhur ne dijeni se kredia me date 02.05.2011 ishte kaluar ne llogari te saj dhe shoqërisë “S… sh.p.k.

Pas ardhjes dijeni për këto fakte ajo ka kërkuar mbylljen e kredisë. Në këtë mënyrë Fatmir Memlikaj nuk arriti ta realizonte qëllimin e tij  për përvetësimin e shumës së kredituar, për shkak se shuma mbeti në bankë në llogari të shtetases.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here