‘Goli’ 32.000 Euro/ Arrestohet përmbaruesi në Tiranë

0
187

Përmbaruesi Fatos Alimadhi është arrestuar na policia e Tiranës për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Debitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

Fatos Alimadhi, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro, sqaron Policia.

Gjithashtu Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here