‘Trafik i paligjshëm me hije politike’ – Prokuroria e Katanias çon për gjykim ‘Dosjen Habilaj’

0
  • Anijet e peshkimit shërbenin për të çuar ngarkesat me kanabis drejt Italisë.

Një tregti e paligjshme e lëndëve narkotike, që ka shfaqur edhe ‘hije politike’, mbi aftësinë e ndalimit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga ana e institucioneve shqiptare.

Loading...

Sipas prokurorisë së Katanias, që ka përfunduar hetimet për çështjen, janë gjetur lidhjet e supozuara mes Moisi Habilajt, kreut të grupit kriminal me ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Hetimi i prokurorisë së Katanias ka krijuar jo pak polemika edhe në politikën shqiptare.

Kjo edhe për shkak se para pak vitesh, një ish-zyrtar i policisë shqiptare, kishte hedhur akuza të rënda lidhur me mbrojtjen që policia u jepte trafikantëve, të cilët favorizoheshin nga personat e korruptuar në institucionet shqiptare.

Hetimi ‘Rosa dei Venti’, i drejtuar nga prokurori Andrea Bonomo, është mbyllur tashmë.

Përfundimet e organit të akuzës i janë përcjellë gjykatës për Angelo Busacca, Moisi Habilaj, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti, Antonino Riela, Vincenzo Spampinato, Maridian Salaj, Fabio Spampinato, Carmelo Sandro Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, William Patanè, Massimiliano Maria Brundo, Rosario Giuliano, Antonio Greco dhe Giuseppe Greco. Gjatë kësaj periudhe, disa nga të akuzuarit u nënshtruar pyetjeve para prokurorit.

Trafiku i drogës

‘Guardia della Finanza’ ka mundur të ndërtojë rrugën që përshkonte droga në aksin Shqipëri-Katania. Trafikantët raportohet se kanë trafikuar më shumë se 3.5 tonë kanabis drejt Italisë.

Përveç kësaj raportohet se grupi kriminal ka pasur në dispozicion armë zjarri të fuqishme.

Gjatë një operacioni në portin e Riposto-s, efektivët e ‘Guardia della Finanza’-s bashkë më drogën e kapur, kishin bllokuar qindra municione dhe armë zjarri të tipit ‘kallashnikov’.

Ngarkesat me drogë kanë shërbyer për të furnizuar Katanian, Raguzën dhe Sirakuzën dhe vlerësohet se paratë e fituara nga trafiku janë më shumë se 20 milionë euro.

Marre nga   catania.livesicilia.it

catania.livesicilia.it

Loading...

Lini nje pergjigje