SKANDAL/ Rama: Greqia ka të drejtë që nuk njeh ‘çështjen çame’

0
332

“Greqia ka të drejtë kur thotë nuk e njoh ‘çështjen çame’”. Deklarata është bërë nga Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Real Story”.

Sipas Ramës, Greqia shpreh këtë qëndrim pasi për ata “çështja çame” nënkupton pretendime territoriale të Shqipërisë në Greqi.

“Edhe çështjen çame e hapëm ne, tha Rama. Me një nuancë Greqia thotë: s’njoh ‘çështje çame’. Ka një arsye: për Greqinë ‘çështje çame’ do të thotë pretendim territorial. Kemi ne të tilla? Në asnjë mënyrë jo.

“Çështja çame e ka një emërim të tillë, por përfaqëson problemet e një komuniteti shqiptar. Duan marrëveshje të të drejtave të njeriut që lidhet me këtë çështje. Është i saktë ministri grek kur thotë, se s’njohim çështje çame për pretendime territoriale”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here