PIKANTE/ Kazani i Ramës

2

Prej dy ditësh ERTV, televizioni kryeministror ka nisur transmetimin e emisionit “intervista”. Ky është emisioni i parë që nis transmetimet në këtë televizion, i cili pritet të pasohet edhe nga shumë të tjerë. Deri më tani “Lideri suprem” kishte provuar lidhjet live me eventet, fushatat, takimet me qytetare e fshatra apo drekat e darkat ku merrte pjesë. Por siç kishte thënë Naltgjatësia , TV e tij së shpejti do të merret trajtën e një televioni normal, që sipas tij nuk do i ngjajë aspak “kazanëve mediatikë” që shpikin përditë kundër Rilindjes së vendit. Dhe kështu po ndodh.

Loading...

ERTV ka nisur transmetimin live të intervistave nga zyra kryeministrore. S’ka  më bukur e më vërtetësi se kaq. Ministra e deputetë socialistë që intervistohen jo më nga gazetarë kazani, por nga gazetarë punonjës të kryeministrisë! Më mirë se kaq nuk mund të shkojë! Niveli i transparencës po kap kufijtë ekstremë. Ndoshta pak fare nuk pati transparencë me popullin për bisedimet me grekët për marrëveshjen detare, por Lideri kur të mbyllë hesapet me helenët, me siguri do na e bëj të ditur rezultatin.

Me kthimin e ERTV në një televizion me funksione të plota, tanimë do të dalin jashtë loje të gjitha “kazanet TV”. Do kthehemi në kohën e TVSH-së së regjimit, ku e vërteta kishte vetëm një media. E ku ka më bukur. Rri e dëgjo lajme e ngjarje në gjithë ato televizione, mos flasim për portalet që “naltgjatësia” e tij i ka si halë në sy. Tani të gjithë do kenë ERTV. Madje mësohet nga burime pranë Kryeministrisë së ERTV po afron edhe bizensmenë e firma të ndryshme që mund të kontaktojnë për reklamë, ku zyrën e marketingut po e drejton Fuga . Ndërsa deri më tani në regji ka qenë Engjël Agaçi e ndërsa në vazhdim priten blerje të fuqishme të spikerëve, ku përflitet se Elisa Spiropali mund të punojë me kohë të pjesshme edhe si spikere në ERTV për të dhënë edicionin qëndror të lajmeve të orës 19:00. ( që kur e krahasoi me Skënderbeun, Elisa ka fituar pikë të mëdha tek Naltgjatësia e tij).

S’na mbetet gjë tjetër vetëm se t’i urojmë sukses Liderit Suprem në këtë nismë të rradhës e cila me siguri si të gjitha iniciativiat e ndërmarra deri më tani do shkëlqejë me rezultate produktive, të ngjashme me ato spektakolaret e 99.9 % të territorit të pastër nga hashashi.

 

*Rubrika Pikante i trajton zhvillimet e ditës me “pakëz” sarkazëm, ironi dhe batuta

Loading...

2 Komente

Lini nje pergjigje