Mehmetaj: Fundi i Edi Ramës do të jetë burgu, s’ka shpëtim për të

0
225

Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI-së, thase problemi më i madh që kanë sot qytetarët është Qeveria Rama. Sipas saj, këtë e tregoi edhe protesta e 27 janarit ku ishin të gjitha shtresat e qytetarëve.

“Ne sot kemi një kryeministër të çmendur. E dini se çbëri në fushatë? Përdori kriminelët për të marrë votat. Shkonte krimineli dhe i merrte peng fëmijën dhe i kërkonte votën për Edi Ramën.

Fundi i Kryeministrit Edi Rama do të jetë burgu. Ne duhet të ndërtojmë një model të ri të politikanit në Shqipëri, që karrigia e një zyrtari të jetë në shërbim të qytetarëve.

Jam i bindur që qytetarët do vazhdojnë protestat dhe revoltën e tyre deri në largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj.

E pyetur nëse opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, Mehmetaj theksoi se frikë duhet të ketë ai që ka përgjegjësinë.

“I vetmi që ka frikë është Edi Rama, ajo që ndodhi në Rumani mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Opozita nuk ka asnjë frikë nga reforma në drejtësi, përkundrazi Edi Rama ka penguar krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë”, tha Mehmetaj. Sipas saj, Rama ka sjellë në Kuvend kandidatë të kompromentuar për KLGJ dhe KLP vetëm për të penguar proçesin.

“Nëse ka dikush që do reformën në drejtësi, ajo është opozita”, tha Mehmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here