Standard.al

“Jeni të gjithë njësoj”, Basha përplaset live me Lubonjën dhe tregon me emra oligarkët

0

Deklarata e Fatos Lubonjës se e gjithë kasta politike është njësoj shkaktoi debat në emisionin “Studio e Hapur”, mes tij dhe Lulzim Bashës.

Fatos Lubonja përshkroi një panoramë të zymtë lidhur me mënyrën si është katandisur Shqipëria vitet e fundit, që nga lulëzimi i trafikut të drogës, pushteti i oligarkëve e deri tek pastrimi i parave me ndërtimet.

Sipas Lubonjës, Basha nuk reagoi kur Rama e përballi me emrat e të ashtuquajturve oligarkë në parlament. Për të, kjo ndodhi pasi të njëjtët binzesmenë që po pasurohen sot në kurriz të popullit, merrnin koncesione, para publike dhe ndërtonin edhe gjatë qeverisë së shkuar.

Basha e kundërshtoi duke thënë se kriminelët nuk janë futur nga PD-ja në parlament dhe bashki. Kur filloi të përmendte me emra të dënuarit që Rama solli në pushtet, Lubonja ndërhyri duke kërkuar që Basha të flasë me emra për oligarkët.

Bashës iu sos durimi.

“Kemi folur dhe denoncuar me emra, Vilma Nushin për Check-upin, Beson e Taivanit për ARMO-n, Pand Carapulin që ka marrë OSHEE, Agron Papulin për makinat e Policisë dhe qeverisë, ALBstarin me stadiumin, koncensionin e Rrugës së Arbrit me Rrok Gjokën, koncensionin e rrugës së kombit, iniceneratorët me Klodian Zoton, Suzerin që e ndalëm për hidrocentralin e Skavicës, aeroportin e Vlorës, për Alban Eftimin për atelier 4, të gjithë ne i kemi denoncuar. streha e fundit e një qeverie autokratike të lidhur me krimin është për të thënë që edhe këta të tjerët janë njësoj si ne dhe më vjen keq që njerëz që duan të mirën publike bien në këtë grancë. Kur ky solli kriminelët në luftuam për dekriminalizimin. Kur ky me oligarkët nisi skemat e kapjes së ekonomikës, bregdetin, naftës, infrastrukturës, koncensioneve.” –  u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.