Vrasja e Devi Kasmit, ja kush është personi i ndaluar dhe pse akuzohet…

0
233
Devi Kasmi (majtas - lart dhe Domart Konjari majtas - poshtë)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme se policia ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve të vrasjes së Devi Kasmit.

Burime policore thanë se personi i ndaluar dyshohet si personi që nxori Kasmin në pritë. Ndërsa sot, mësohet se i ndaluari është Mario Meshini. Ndryshe nga pretendimet e policisë, avokati i Meshinit shprehet se klienti i tij dhe viktima ishin shokë dhe Meshini i ka dërguar mesazh Kasmit që të dilte nga banesa e ta takonte.

“Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K. Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Kasmi u ekzekutua pasi doli nga banesa. Një motor me të cilin lëviznin dy persona, iu afruan dhe drejt Kasmit u qëllua disa herë me armë zjarri në një rrugicë të errët, që lidhet me rrugën Kongresi i Manastirit, në afërsi të Morgut. 42-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Gjithashtu burime policia e Tiranës konfirmojnë se është gjetur një motor, me të cilin dyshohet se u larguan autorët pas vrasjes.

Më herët gjatë ditës së sotme, Policia e Tiranës shpalli zyrtarisht në kërkim Domart Konjarin si i dyshuari kryesor për vrasjen e Kasmit.

Dyshimet e policisë bazohen mbi faktin se Domart Konjari ishte një nga rivalët dhe kundërshtarët kryesorë të Devi Kasmit në fushën e traãkimit të kokainës në Spanjë dhe në Francë. Dyshohet se viktima Devi Kasmi kishte tentuar të vriste më parë në Spanjë Domart Konjarin, duke e lënë të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here