Tragjike/ Shkon për peshkim, gjendet i mbytyr

0
189

Një person është gjetur i mbytur pasditen e djeshme te liqeni i fshatit Stërmas, në periferi të kryeqytetit.

Viktima është 54-vjeçari A.H., banues në fshatin Mjull Bathore, Farkë.

Ngjarja dyshohet aksidentale, megjithatë rrethanat mbeten të paqarta.

“Paraprakisht dyshohet se shtetasi A.H kishte qene duke peshkuar dhe se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve aksidentale, pasi ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja dhune apo nga ndonje faktor tjeter i jashtem”, njoftoi Policia.

Për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here