Falja e detit: Ku eshte koloneli Myslym Pasha qe protestonte ne kohen e PD, per shum me pak siperfaqe????

0
754
Me te drejte gazetari Gavrosh levonja ngre disa pyetje ne lidhje me faljen e detit nga ana e Qeverise Rama , shtetit Grek

Statusi i tij ne FB

Pervec ndertimit te nje varreze te re ushtaresh greke Shqiperia i njeh te drejten Greqise edhe te zgjeroje kufirin e saj detar deri ne 12 milje. Nuk e kam idene, si dhe nga do te kaloje kufiri i ri detar, produkt i idilit Bushati-Kocias, i cili do te vazhdoje me dashurine Rama-Cipras. Por fakti qe ne Athine i u be jehone duke u vleresuar si sukses si dhe permendja pothuajse ne heshtje nga ana e autoriteteve shqiptare, logjika te con ne ate qe Greqia pavresisht nga terminologjia, duket se po merr prape nga ajo pjese e detit qe deri tani konsiderohet si i Shqiperise. Dikur, qeveria “Berisha” dhe ne menyre te vecante shefi i athershem i diplomacise, Lulzim Basha u damkosen si “tradhtare” qe “shiten” detin…A ka ndonje i cili ka informacionin e nevojshem per te vleresuar se nga kush perfitonin me shume det greket, nga qeveria e PD apo nga ajo aktuale e Rames? Gjithsesi pres te rikthehet “koloneli i detit”, zoti Myslym Pasha me hartat e tij i cili u be promotori i levizjes kunder “shitjes” se detit nga qeveria e dikurshme e Berishes. A i ka thua akoma ato hartat e dikurshme per te nxitur nje aksion te ngjashem por tani kunder qeverise “Rama”? Ne fund te fundit, a fitoi ndonje gje Shqiperia dhe shqiptaret? Camet dhe pronat e tyre ne Greqi duket se mbeten akoma nen sekuestron e qeverise greke, sa per ligjin e luftes, ai vete politikanet e dy vendeve shpreheshin se ishte nje relike qe nuk e pengonte bashkepunimin midis dy vendeve. Athere cfare u fitua? Po aleatet strategjike si Gjermania ku ishin kur Shqiperia po e blen hapjen e negociatave per te hyre ne BE ne shkembim te leshimeve ndaj Greqise?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here