Detaje për vrasjen e Kasmit/ Ja si po vazhdon lufta mes grupeve

0
229
Devi Kasmi (majtas - lart dhe Domart Konjari majtas - poshtë)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi. Një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve, njëri prej tyre i identifikuar si Donjet Konjari, person me precedent kriminalë, por ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja.

Gazetari Artan Hoxha, në rubrikën “Opinion” në “News24”, thotë se kjo vrasje nuk është vijim i hasmërisë që bënin grupet e vjetra të Tiranës.

“Viti 2017 ka qenë rekord për numrin e ulët të vrasjeve, ndërsa viti 2018 është një vit me trend të lartë të numrit të vrasjeve, dhe të tipit mafioz. Vrasja e fundit në Tiranë është vazhdimi i një situatë e cila u përsërit jo më larg se në 14 janar, ku u vra Emiljano Boçi, dhe u plagos shoku i tij. Edhe pse kanë kaluar kaq ditë, ngjarja është ende pa autor. Ngjarja e ditëve të fundit ku gjeti vdekjen Devi Kasmi, të lë të kuptosh se viktimat janë kthyer në vendin tonë nga vendet e tjera ku jetonin. Persona që dyshohet se ushtronin një aktivitetet kriminal të shpërndarjes së drogave jashtë vendit. Aktivitetin e tyre e ushtrojnë jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri kanë familjet, apo vijnë bëjnë investime. Ngjarja e fundit ka patur jehonë në media, pasi emri i tij lidhet me ngjarjen ku mbeti i vrarë Franc Konomi, ngjarje pa autor. Për fat të keq, vrasja e Devi Kasmit përveç kësaj lidhje sipërfaqësore me rastin e Franc Konomit, dhe serialit të vrasjeve të tjera në Tiranë kryesisht në përpjekje për të sunduar kontrollin e territor dhe tregut të lëndëve narkotike. Por nuk ka të bëjë, nuk është vijim i hasmërisë që bënin grupet e vjetra të Tiranës. Grupet e vjetra të Tiranës kanë një tjetër fizionomi dhe ato dalë nga dalë janë shuar”, shprehet Artan Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here