Tension në ajër/ Avioni rus i afrohet atij amerikan, nisin akuzat SHBA-Rusi

0

Tension ne ajer mes Rusise dhe SHBA. Mediat e huaja duke iu referuar deklaratave nga ministria e Mbrojtjes e Rusise dhe me pas edhe njoftimit te Pentagonit, bejne me dije se një avion rus iu afrua shume prane nje avioni amerikan mbi detin e Zi, duke u bere shkak per te tjera replika dhe tensione.

Loading...

Avioni vëzhgues amerikan ishte duke fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare kur në drejtim të tij ka fluturuar një avion rus Su-24 duke iu kaluar vetëm 1.5 metra larg

“I gjithë fluturimi u zhvillua në përputhje me rregullat ndërkombëtare, dhe nuk pati situata emergjente”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Incidenti ndodhi të hënën, ndërsa Moska fiksoi avionin ne përgjigje të objektit të paidentifikuar fluturues i cili ishte drejtuar për në kufirin rus.

Pas identifikimit të aeroplanit amerikan si një ЕР-3Е Aries II, Su-27 më pas e përcollën atë larg hapësirës ajrore ruse “në një distancë të sigurt”.

Pas incidentit, Departamenti Amerikan i Shtetit pretendoi se avioni rus kishte ardhur në një distancë prej 1.5 metra të avionit amerikan.

“Ky është shembulli më i fundit i aktiviteteve ushtarake ruse, duke shpërfillur normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare,” thoshte deklarata, duke i bërë thirrje Rusisë “të ndërpresë këto veprime të pasigurta”.

Flota e SHBA gjithashtu pohoi se manovrat e aeroplanit rus nuk kishin qenë të sigurta.

“Ushtria ruse është brenda të drejtës së saj për të vepruar brenda hapësirës ajrore ndërkombëtare, por ata duhet të sillen sipas standardeve ndërkombëtare të vendosura për të siguruar sigurinë dhe për të parandaluar incidentet”, shtoi ajo.

Loading...

Lini nje pergjigje