Standard.al

Skandali i qeverisë për detin/ Rama e ka kthyer edhe territorin e vendit në pazar

0

Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se përcaktimin i kufirit detar është një çështje teknike, e cila mund të bëhet vetëm nga ekspertë dhe jo nga politika. Në këtë kuadër, Topollaj tha se edhe sikur të mos jetë aspak e vërtetë ajo çka deklaroi ministri i Jashtëm grek për faljen e 12 miljeve Greqisë, do të përbënte një skandal të vërtetë diskutimi i kësaj çështjeje në nivel politik.

“Kufiri detar është çështje teknike, politikanët nuk kanë fare të drejtë ta diskutojnë. Çështja e përcaktimit të kufirit detar është çështje teknike dhe nëse ajo është diskutuar në nivel politik është një skandal.

Fakti që është diskutuar është skandal dhe tregon se Rama e ka kthyer edhe territorin e vendit në pazar për forcimin e pushtetit të tij personal.

Politikanë si Edi Rama do të vinte dita që të abuzonin me territorin e vendit për hir të pushtetit.

Rama morri flamurin e atdhetarit të madh 5 apo 6 vjet përpara, duke ngritur një aksion të tërë politik, duke akuzuar qeverinë e asaj kohe se shiti detin, ndërkohë që sot ka nisur ministrin e Jashtëm për të ndarë territorin e Shqipërisë, sikur ta ketë feudin e vet apo të babait të tij”, tha Topollaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.