Standard.al

Presidenca tregon mashtrimin e Bushatit/ S’kemi kërkesë nga qeveria për grupin e ekspertëve…

0

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan dy takime të njëpasnjëshme 3 ditore në Kretë dhe Korçë për të diskutuar sikundër janë shprehur ccështje të pazgjidhura mes dy vendeve që i përkasin 70 viteve të fundit.

Pas bisedimeve të zhvilluara, Bushati dhe më pas Kryeministri Rama, folën për marrëveshje historike, që do t’i jepnin fund ekzistencës së ligjit të luftës, që mbahet ende në fuqi nga Greqia. Madje Rama duke u treguar euforik, por pa publikuar detaje nga marrëveshja, foli për një raport të ri mes dy vendeve.

Pala shqiptare është treguar hermetike në publikimin e ccështjeve të dakordësuara nga ministrat e Jashtëm, që pritet të zyrtarizohen në një dokument që do të firmoset nga Kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, ndoshta gjatë vizitës që ky i fundit do të zhvillojë në Tiranë në fillim të prillit.

Kreu i diplomacisë greke, Kotzias në një intervistë për televizionin shtetëror grek, ka deklaruar se me palën shqiptare është rënë dakord për ndryshim të vijës kufitare, duke pohuar se Shqipëria i njeh Greqisë të drejtën për ta shtrirë kufirin në 12 milje detare. Gjithashtu ai ka pohuar se gjatë bisedimeve nuk është ngritur absolutisht ccështja ccame.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një interviste po në media, ka pohuar se ka informuar Presidentin e Republikës në lidhje me bisedimet me Kotzias.  “Kam biseduar me Presidentin e Republikës, e kam informuar për hapat që mund të ndërmerren në parim në lidhje me Greqinë. Ne do t’i përmbahemi vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Bushati.

Pra duket se në parim në bisedimet e zhvilluara palët kanë rënë dakort për një marrëveshje bazuar në disa koordinata, por gjithccka do të vendoset nga grupi i ekspertëve që do të merren me ccështjen në fjalë, pra me atë që njihet si kufiri detar mes dy vendeve.

Referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar marrëveshjen për detin, por edhe ligjit, ekspertët ndërmarrin veprimet vetëm pasi të marrin ‘ok’ nga Presidenca.

Burime nga Presidenca thanë për TemA TV se nuk ka ende një kërkesë të tillë nga qeveria.

“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca.

Kjo do të thotë se dakordësia politike me palën greke duhet të gjejë shprehje konkrete mbi hartë dhe nga ekspertët, vendim ky që kalon nga Presidenti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.