Standard.al

Falja e detit/ Qytetarët bëhen gati për protestën masive, ja çfarë pritet të ndodhë

0

Deklaratat e Kotziqas se Greqia përfiton det nga marrëveshja që ka arritur me Shqipërinë, ka sjelluar reagime shumë të forta në Tiranë. Nuk janë vetëm politikanët ata që kanë reaguar por janë edhe qytetarët e shumtë.

Ata kanë akuzuar Ramën dhe qeverinë e tij duke u bërë të qartë se nuk është askush që të shesë territore të vendit. Në kuadër të këtij skandali shoqatat dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë deklaruar se do të nisin aksionin kombëtar dhe protestat kundër marrëveshjes me Greqinë. “Protestë Masive për të ndaluar faljen e detit Greqisë. Të shtunën në 3 shkurt, ora 11:00 para Kryeministrisë!!”,- shkruan në facebook Aulon Kalaja, një aktivist i njohur i shoqërisë civile.

Thirrja për protestë e aktivistëve të Shoqërisë Civile:

Thirrje për Protestë për të ndaluar faljen e detit Greqisë: Ditën e Shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

SHQIPTARE, PA DALLIME FEJE, KRAHINE, IDEJE, POLITIKE:

Duke parë reagimet tuaja ne lidhje me lajmin se Qeveria e Shqiperise i ka falur 12 milje ne det Greqisë, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtem i Greqise, per mediat greke, vendosem:

Te thërrasim nje proteste diten e shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

Kujdes! Proteste pa dallime politike. E përbëre vetëm nga ata qe e duan me zemër e shpirt atdheun tone. Mikrofoni i hapur për të gjithë. Proteste popullore, pa lider.

Unë edhe i vetëm do jem aty, sepse do t’a mbrojmë territorin e Shqipërisë në çdo cep, me çdo kusht dhe në çdo kohe.

Nëse je patriot, të lutem shpërndaje këtë status dhe fto sa më shumë shqiptare. Aty, të gjithë bashkë, do të vendosim për mjetet që do të përdorim për anulimin e kësaj marrëveshje. Mos harroni se çfarë ka thënë Ismail Qemali: “Ne nuk do të pranojmë asnjë të keqe për vendin tonë, as te madhe, as të vogël.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.