Standard.al

Ekstradimi i Seitit, Luan Rama: Skandal shtetëror! Do thërrasim Prokuroren në Kuvend

0

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si skandal vendimin për ekstradimin të Nezar Seitit në Itali. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike, Luan Rama tha se me këtë vendim shteti i kundërvihet drejtësisë.

Luan Rama: Jemi përballë një situate skandaloze, jemi përpara një fakti shumë të rëndë të papërgjegshmërisë shtetërore dhe më keq akoma jemi përballë një situate ku shteti i kundërvihet drejtësisë, ku shteti mban anën e krimi dhe ku shteti përmes autoriteteve të veta bëhet palë më narkotrafikantët duke hequr  nga dora e drejtësisë shqiptarë të vetmin dëshmitar të akuzuar apo pjesëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Për të zbardhur të vërtetën, Luan Rama dhe se LSI do të thërrasë në Kuvend Prokuroren e Përgjithshme, madje do të kërkojë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor.

Luan Rama: Mbi bazën e këtij realiteti ne grupi parlamentar i LSI do të vazhdojë me serizitet duke shfrytëzuar të gjitha instrumentat ligjorë parlamentar procesin e zbardhjes të verifikimit për të çuart tek ndëshkimi ligjor i të gjithë personave përgjegjës. Duke përdorur të gjitha atributet që na jep ligji, rregullorja e Kuvendit përmes komisioneve parlamentare, përmes seancës së pyetjeve përgjigje, interpelancës në Kuvend, përmes thirrjes në Kuvend edhe të prokurores së përgjithshme për të informuar kuvendin dhe deri tek një komision i posacëm hetimor parlamentar në mënyre që ky skandal shtetëror të zbardhet dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.

Luan Rama tha se ky ishte një bashkëveprim i qëllimshëm i ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të penguar drejtësinë, prandaj tha ai drejtuesi e këtyre dy institucioneve duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

Luan RamaKemi të bëjmë me një bashkëveprim të organizuar dhe të qëllimtë për të penguar drejtësinë shqiptare që të hetonte deri në fund dhe të zbardhet  çështjen e lëndëve narkotike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.