Standard.al

Ekstradimi i Seitaj/ Gazetari plas bombën, ja çfarë fshehu policia

0

Skandalet e qeverisë skanë të mbaruar. Fillimisht lidhja e Tahirit me Habilat, që vazhdon me skandalin ku Nezar Seitaj i njohur si financieri i Habilajve është ekstraduar në Itali.

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se të paktën 4 zyrtarë duhet të ishin në burg për ekstradimin e Nezar Seitajt.

Çollaku: Sot të paktën 4 vetë duhet të ishin në burg. Ka dy njoftime. Policia e Shtetit 20 tetor 2017. Kjo është një çështje e blerë me para të madhe. Më datë 20-22, Nezar Seitaj është mbajtur në Vlorë nga Guardia di Financa për ta deportuar në Itali dhe të mos merrej vesh.

Drejtësia jonë me datë 24 vendim gjykate, thuhet që Nezar Seitaj është arrestuar më datë 20 tetor nga Policia në Tiranë. Policie e Shtetit e arreston në Vlorë, gjykata e arreston në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë thotë se nuk ka ndalim të ekstradimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.