Standard.al

Berisha plas bombën/ Ministrja e Drejtësisë duhet të arrestohet, ja arsyet

3

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar, e para pas protestës së 27 janarit, e cila mblodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhjetra mijëra shqiptarë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë mbledhjes, kreu demokrat Lulzim Basha kërkoi nga deputetët e opozitës që të vijojnë të mbajnë frymën e protestës jo vetëm gjatë seancave parlamentare, por edhe në mbledhjet e komisioneve.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ajo e ekstradimit të Nazer Seitit, i njohur ndryshe si financieri i Habilajve drejt Italisë. PD e ka cilësuar si tërësisht në kundërshtim me ligjin ekstradimin e Seitit, kjo edhe për faktin se ndaj tij kishte nisur një çështje penale në Shqipëri.

Mediat raportojnë se gjatë mbledhjes së grupit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet që të arrestohet, pasi firmosi ekstradimin në Itali të anëtarit të grupit të ‘Habilajve’ Nazer Seitit.

“Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë. Ekstradimi ka qenë akti më i rëndë në drejtësi”, citohet të ketë thënë Berisha.

Seiti u ekstradua pak ditë më parë në Itali në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’, ndërsa ndaj tij kishte dy masa arresti me burg në Shqipëri për sasinë prej 4 ton drogë që u kap në Vlorë.

3 Comments
  1. Bjondina says

    E di ca dmth te te arrestojn ne flagranc o Sale? Ashtu sic do arrestohej xeni per Gerdecin dhe ti per 21 janarin.

  2. Alex says

    O Berishe po per burg do iki o lum miku se nuk do iki ne llixha.

  3. Alex says

    SALIU NUK KA TE DREJT TE FLASI SE KA VRAR NE KETE SHTET NJEREZ TE PAFAJSHEM DHE KUSH DO TE ISHTE NE BURG GJITH PD

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.