Standard.al

Aksidenti i rëndë, humb jetën vajza e re

0

Ka ndërruar jetë një nga vajzat e përfshira në aksidentin e ndodhur te “Kryqëzimi i Patokut”, në aksin rrugor Lezhë –Milot.  Ajo udhëtonte bashkë me dy motrat e saj në një makinë që është përplasur me një tjetër automjet.

Policia njofton se rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë –Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qenë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Për pasojë janë dëmtuar pesë persona. Katër prej tyre në gjendje më të rëndë, janë dërguar për në Q.S.U. Tiranë. Mes tyre edhe vajza e cila më pas ndërroi jetë. Ndërsa një person në Spitalin Rajonal të Laçit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.