Shokon zyrtari anglez: UFO-t ekzistojnë, nëse ata vijnë në Tokë …

0
596

Një hulumtues i cili ka kaluar vite duke hulumtuar UFO për Ministrinë e Mbrojtjes, ka folur ekskluzivisht për Express.co.uk rreth pretendimeve se alienët janë duke jetuar në Tokë dhe se e vërteta është duke u fshehur nga liderët botërorë.

Nick Pope punoi për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë nga viti 1985 deri më 2006, dhe mes viteve 1991 dhe 1994 ai drejtoi kërkime të gjera rreth çdo kërcënimi potencial nga fenomeni UFO.

Projekti u mbyll me përfundimin se nuk kishte kërcënime. Tani me bazë në SHBA, Pope udhëton nëpër botë duke folur në konferenca që kanë të bëjnë me UFO-të, si dhe duke përshkruar prapavijën e dokumentarëve të ndryshëm.

Për vite të tëra besimtarët e alienëve pretendojnë se Qeveria Amerikane, dhe me gjasë edhe të tjerat, e dinë se alienët na kanë vizituar dhe i kanë lejuar ata që të veprojnë në baza të fshehta nëntokësore, nga ku e hulumtojnë planetin tonë.

Në këmbim të kësaj, qeveria ka mësuar teknologjinë e tyre që ua ka mundësuar atyre të vijnë këtu. Teori të ndryshme madje sugjerojnë se shumë specie “të zhdukura” jetojnë në planet.

Express.co.uk ka pyetur për herë të parë Pope për të qartësuar pikëpamjet e tij rreth kësaj dhe teorive të tjera, dhe ai nuk është përmbajtur. 52-vjeçari zbuloi se është i bindur që alienët ekzistojnë, diku jashtë në Univers.

Megjithatë, ai tha se nuk iu beson teorive konspirative që thonë se alienët janë duke u fshehur nëpër bunkerë top-sekretë dhe se janë duke punuar me qeveritë botërore.

Shkencërisht, ai nuk është i bindur që alienët mund t’ia dalin të vijnë në Tokë. Nëse vijnë UFO nga planetë të tjerë, ata “do të jenë thjeshtë sonda automatike ose anije kozmike të kontrolluara nga inteligjenca artificiale”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here