Rama tregon çfarë ka biseduar me Vuçiç për vrasjen e Ivanoviçit

0

Kryeministri Edi Rama ka informuar Grupin e PS sot se ka biseduar me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Kosovë.

Loading...

“Nga biseda me Presidentin e Serbisë ne mundëm të konstatojmë se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të një komuniteti serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe nga ana tjetër në funksion të këtij procesi, të bashkëpunimit rajonal, ne jemi besimplotë se po hyjmë në një fazë të re që siç e konstatuan në Forumin e Davosit, ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon e posaçërisht në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS  për ta informuar lidhur me procesin e hapjes së negociatave dhe diskutimet që ai ka pasur në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

Loading...

Lini nje pergjigje