PRAPASKENAT/ Ftesa e Ramës për Nanon nga Fondacioni i Tahirit!

0

Ai në atë kohë kryeministër e mori nga Parisi dhe e bëri ministër Kulture. Ky i fundit tre vite më pas, nisi luftën ndaj “kumbarit” të tij, ku e luftoi fort për të marrë partinë, madje edhe prapa krahëve. Pasi Fatos Nano humbi garën elektorale përballë Berishës ne 2005-ën, më i gëzuari nga të gjithë, ndoshta edhe më shumë se vetë PD-ja, ishte Rama. Ky i fundit përmes MJAFTIT- të Veliajt sulmonte Nanon që nga 2004-ta dhe me humbjen e 2005-ës siguroi qëllimin e tij. Rama më së fundmi e kishte të hapurr rrugën për të marrë partinë Socialte dhe me ndihmë të fortë ja arriti. Për vite me rradhë Nano luftoi fort Ramën, ndonëse sulmet ishin të ndërprera në kohë dhe vinin sa here ish-kryeministri rikthehej në Shqipëri.

Pas një luftë të ashpër mes tyre, në 2012 Nano i shkoi në seli Ramës me shpresën se do të arrinte një pakt që do t’i mundësontë atij postin e Presidentit. Por edhe këtë herë, Rama ja punoi. E përcolli në oborrin e partisë të cilin Nano e kishte shkelur si kryetar për vite me rradhë, duke i thënë “jo” me lezet kërkesës së tij. Dhe sërish Nano nisi sulmet ndaj Ramës. Por krejt papritmas, kur u ndje vetëm, pa asnjë mbështetje, në vitin zgjedhor 2017, Rama ktheu sytë nga Nano. Një herë e falenderoi në punimet e asamblesë e më pas u panë së bashku.  Sigurisht këtë herë interesi i Ramës për të përdorur figurën e Nanos ka qenë më i madh se interesi i ish-kryeministrit për t’u kthyer aktiv në jetën politike. Megjithatë dhe ky i fundit duket se nuk e ka harruar ëndrrën presidenciale, megjithëse për këtë do të duhet të presë edhe 4 vite e 3 muaj ose ndoshta deri atëherë gjërta do kenë rrjedhur ndryshe e Nano nuk do ketë më mundësi për të plotësuar ëndrrën në sirtar. Por pse Rama u kthye tek Nano?

Ftesa

Deklarata e kryeministrit u bë dje gjatë një takimi të fondacionit “Qemal Stafa” i krijuar në vitin 2008 kur PS ishte në opozitë. Fondacioni i ishte besuar ish-ministrit Tahiri, në atë kohë, deputeti  sot që hetohet për lidhje me trafikantët e drogës. “Për ti dhënë mundësine e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjaftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi ti dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësira të mëdha në momente të caktaura me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha’, tha Rama dje.

Shumëkush ndoshta nuk e kupton këtë lëvizje të Ramës për të afruar Nanon dhe vësahtirë ëhstë të zbulohet se cfarë fshihet pas saj, duke njohur strategjinë e kryesocialistit në këto vite të jetës së tij politike. Por me shumë mundësi ajo është një ftesë që kërkon të lidhë sa më shumë PS-në, pasi Rama tanimë vetëm atë ka, ose ajo që ka mbetur nga PS pasi “Rilindja” mbizotëron. Pikërisht në vetminë e tij, në mugesë të aleatëve, të cilët ndoshta tani nuk i duhen se ka vota, por në vazhdimësi do kërkojë mbështetje nga emra të njohur për veprime apo aksione që do nndërmarrë. Pikërisht në këtë kontekst, dhe mbi të gjitha për të shuar zhurmën e zullumeve qeveritare, Rama bën ftesë për të “kaluarën” e PS. Krahas emrave të tjerë, duket se me Nanon, Rama ka një “deal” që shkon përtej marrëdhënies së miqve. Do mbetet të presim në vazhdim të shohim se çfarë do sjellë ky bashkim i dy (ar)miqve.

 

*Shënim nga standard.al

Lini nje pergjigje