Parisi në rrezik, Sena nuk tërhiqet

0

Sena vazhdon të fryhet dhe tashmë ka kaluar me më shumë se 4 metra nivelin e tij të zakonshëm.

Loading...

Lumi tashmë jo dhe aq romantik i kryeqytetit francez arriti lartësinë 5,84 metra të hënën dhe sipas ekspertëve zor se do të tërhiqet gjatë 24 orëve në vijim. Javë të tëra me reshje sollën fryrjen e jashtëzakonshme të Senës, por edhe lumenjve të tjerë në rajonin e Parisit.

Rreth 1 500 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në disa zona të Parisit, ndërsa një numër i ngjashëm kanë mbetur pa elektricitet për shkak të përmbytjeve. 7 linja të metrosë dhe trenave janë mbyllur deri më 5 shkurt, po ashtu si disa rrugë automobilistike që kalojnë pranë Senës. Varkat e famshme të turistëve dhe asnjë lloj tjetër transporti nuk lundron mbi lumë, pasi uji është ngritur kaq shumë saqë nuk mund të kalojnë poshtë urave.

Katet e ulta të muzeut të Luvrit janë mbyllur si masë sigurie, ndërsa në gatishmëri të lartë janë edhe muzeu d’Orsay dhe galeria e Orenageria.

Disa zona në rrethinat e qytetit janë mbuluar nga uji, ku ata që nuk janë evakuuar kanë vendosur të përdorin varkat në rrugët ku deri para disa ditësh dilnin me makinë.

Loading...

Lini nje pergjigje