Nëse debatoni me partnerin përpiquni t’i shmangni këto sjellje, ose ndarja do vijë shumë shpejt

0

Është kaq e lehtë për të lënduar një njeri me fjalë ose veprim gjatë një zënke. Pakënaqësia mund të zgjasë për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të zënkës, duke çuar në prishjen e marrëdhënies.

Bright Side na solli 7 gjërat që nuk duhet të bëjmë kurrë gjatë zënkës me të dashurin.

Mos përfshini anëtarët e tjerë të familjes në zënkat tuaja

Zënka juaj ka të bëjë vetëm me ju të dy dhe me askënd tjetër. Duke tërhequr prindërit tuaj në zënkë rrezikoni të shkaktoni një konflikt familjar. Edhe nëse ju pajtoheni, anëtarët e familjes ka të ngjarë që të kujtojnë gjithçka dhe do ta përdorin atë kundër jush ose partnerit tuaj në një moment të caktuar.

Shmangni dhunën

Gjatë zënkave, njerëzit priren të tregojnë anët më të këqija të karakterit tuaj. Disa, duke u përpjekur që të provojnë se kanë të drejtë, përdorin dhunën. Mos ia lejoni vetes apo partnerit tuaj që të përdorni dhunë, pavarësisht se sa të zemëruar mund të jeni me njëri-tjetrin. Dhimbja fizike e shkaktuar nga një person i dashur do të vrasë të gjitha ndjenjat që dikur ju lidhën.

Mos i kujtoni të gjitha problemet e mbartura

Nëse shkaku kryesor i zënkës është një grumbull i enëve të palara, atëherë mbajeni aty diskutimin. Mos ia kujtoni partnerit tuaj për të gjitha gabimet e tyre të mëparshme – kjo është një mënyrë për të kthyer një çështje të vogël në një konflikt të madh e të shëmtuar. Përveç kësaj, partneri juaj mund të ketë një pyetje logjike: A duhet të vazhdoj një marrëdhënie në të cilën ka kaq shumë kërkesa?

Asnjëherë mos flisni për divorc

Nëse shkaku kryesor i zënkës është një grumbull i enëve të palara, atëherë mbajeni aty diskutimin. Mos ia kujtoni partnerit tuaj për të gjitha gabimet e tyre të mëparshme – kjo është një mënyrë për të kthyer një çështje të vogël në një konflikt të madh e të shëmtuar. Përveç kësaj, partneri juaj mund të ketë një pyetje logjike: A duhet të vazhdoj një marrëdhënie në të cilën ka kaq shumë kërkesa?

Kur thoni “le të ndahemi” gjatë një zënke, kjo mund të bëhet fyerja më e madhe që mund t’i bëni dashurisë suaj. Këto fjalë mund të dëmtojnë shumë ndjenjat e partnerit tuaj. Dhe sa më shpesh ju e thoni, aq më shpejt divorci do të ndodhë. Nëse e doni njëri-tjetrin, mos flisni kurrë për ndarje.

Mos u largo kurrë nga vendi i diskutimit

Largimi nga vendi i diskutimit, përplasja e dyerve, lënia e konfliktit të pazgjidhur nuk do të tregojë asgjë tjetër përveç sa të papjekur jeni. Është më mirë të prisni derisa të qetësoheni dhe pastaj mund të diskutoni gjithçka si të rritur.

Pas një zënke, mos flini të ndarë në krevate të ndryshme

Duke fjetur të në krevate të ndara pas një zënke, të jini të sigurt që ajo do të zgjasë shumë. Rutinat e përditshme, si të fjeturit së bashku, do ta lehtësojnë atmosferën dhe do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni më shpejt konfliktin. Mund t’ju duket si hipokrizi që po ndani të njëjtin shtrat kur jeni të zënë, por do e shikoni që në mëngjes do të zgjoheni në krahët e njëri- tjetrit.

Kurrë mos debatoni në publik

Nëse e lejoni vetes dhe partnerin tuaj të debatoni në një vend publik, atëherë ka shumë të ngjarë që ju të mos e respektoni njëri-tjetrin apo njerëzit që rrethojnë. Është më mirë të flisni për problemet e juaja në shtëpi.

Lini nje pergjigje