Mbrojta e Kombëtares në krizë. Ja çfarë ka ndodhur me Mavraj dhe Ajeti

0
190

Menduam se mbrojtja shqiptare u stabilizua momentalisht, por ja që tani nisi problemet. Ato që neve mburreshim me aftësitë e tyre mbrojtëse, sot kanë përfunduar në stol tek ekipet e tyre.

Si fillim Mavraj nuk u preferua nga trajneri i Hamburgut për tu aktivizuar në takimin e së shtunës ndaj Lejpzing. Mavraj qëndroi në stol përgjatë gjithë ndeshjes, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë në takimin që përfundoi në barazimin 1-1.

Për sa i përket qendërmbrojtësit tjetët të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ai qëndroi në stol, si rrallëherë, nën drejtimin e Valter Zengës, ndonëse në fund ka festuar pikët e rëndësishme, ku Krotone barazoi ndaj Kaljarit në rezultatin 1-1.

Kjo nuk është një situatë e pëlqyeshme për Panuccin, pasi binomi i mbrojtes shqiptare nuk po aktivizohet rregullisht, çka mund të bëjë që ai të sjellë mbrojtësa të rinj në kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here