Kryemadhi: Ne të tjerët e kemi ngrënë 3-4 herë nga Rama, Basha për herë të parë

0
255

Kryetarja e LSI-së  ka sulmuar kryeministrin Rama si një njeri që nuk i qëndron marrëveshjeve. Kryemadhi deklaroi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv se Basha u gënjye nga Rama në marrëveshjen e 18 majit por sipas saj kjo nuk është ndonjë surprizë pasi Rama nuk e ka bërë këtë vetëm me Bashën.

“Ne të tjerët e kemi ngrën nga 3-4 herë nga Rama, Basha për herë të parë…jam bindur që zoti Basha është I prirur për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tij dhe nuk do që të jetë kalimtar”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha gjithashtu se Rama e luajti bukur lojën gjatë fushatës elektorale lojën sikur ai do të qeveriste me PD-në, duke bërë që kjo të ndikonte tek baza e të djathtëve.

“Loja që Rama luajti në mënyrë perfekte duke luajtur sikur do qeveriste me PD-në ishte një lojë e Ramës dhe jo një marrëveshje”, tha kryetarja e LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here