Ekstradimi i Seitit është veprim skandaloz, ja reagimi i ish-ministrit

4
219

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj ekstradimit të Naser Seitit në Itali duke e cilësuar si një veprim skandaloz.

Me anë të një postimi në rrjetin social  facebook, Manjani shkruan se asnjë person nuk mund të ekstradohet jashtë Shqipërisë, për sa kohë që ai është duke u hetuar për interes të vendit tonë.

Ja postimi i Manjanit:

Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm.

Ministrja e Drejtësisë në një reagim të fundit të saj, ndër të tjera, thotë se “ …. ekstradimi duhej bërë sepse duhej treguar seriozitet para Italianëve…”

More janë në terezi këto apo jo?!

Po çfarë është kjo Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë apo zëdhënëse e qeverisë Italiane?!

Mirë që mohon ligjin Shqiptar, sipas të cilit askush që po hetohet nga drejtësia jonë nuk mund të ekstradohet, po mohon dhe veten e saj?!

Para dy ditësh njoftoi zyrtarisht se “nuk e dinte që i ekstraduari ishte nën hetim nga drejtësia jonë”. Mbi këtë njoftim iu përveshëm Prokurorisë dhe mirë bëmë. Por, sot kjo tregon se e paska ditur dhe se “është e bindur se ka bërë mirë që e ka ekstraduar”.

Çfarë bëhet kështu?! Me kë tallen këta?

Lere po ka gjetur kohë të merret dhe me politikë dhe me opozitën!!!

Ç’hyn opozita këtu?! Ç’i bëri opozita asaj që merr pjesë në një krim kundër drejtësisë së vendit të saj?!

Sinqerisht, nuk kisha ndërmend, për arsye etike, të merresha me një Ministër Drejtësie! Por rasti tejkalon çdo etikë.

Ka shkelur ligjin dhe rëndë madje! Ka kryer një ekstradim pa verifikuar asnjë të dhënë zyrtare dhe me pasojë të rëndë, për drejtësinë!

Do kishte qenë e udhës që kjo të pranohej dhe menjëherë të kërkonte Riekstradimin e personit!

Mbase kështu do ja kishte falur opinioni dhe drejtësia shqiptare!

Por kjo sjellje nuk shkon! Nuk pranohet kjo arrogancë!

Ende besoj se dikush brenda prokurorisë së shtetit do reagojë. Ndoshta edhe vetë Zonja Marku që duket se e kanë rrethuar me shërbëtorë të Rilindjes!

Nëse sheh përtej atij rrethimi, mbase vepron!

Nuk shkon më me ping-pong, as me arrogancë! Nuk shkon!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. Fole ti o qyp. Po kte e di edhe une qe jam ne vit te 3 bachelor. Po per llogari te kujt filloj hetimi? Er llogri te italianve. Ktu mbyllet muhabeti.

  2. Opo kur na ben te lexuarin ky mavria. Po ti ne momentin e pare qe ufute ne ministri kerkoje si te beje lek o mavri edhe ju fute noteris me koke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here