Debat në komision për kandidatin ‘Telefoni’, Bylykbashi: Po riktheni çorbën e prishur

0
176

Me debate u zhvillua sot mbledhja e N/komisionit ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Një nga kandidatët, avokati i njohur Saimir Visha u tërhoq nga gara sepse nuk dëshiroi të ishte pjesë e një procesi pa dakortësi politike. Opozita e vlerësoi tërheqjen nga gara pasi procesi ishte i korruptuar sipas saj. Deputeti i PD, Bylykbashi, e paralajmëroi para mbledhjes se Kryeministri Edi Rama po përpiqej që ta kapte edhe KLGJ-në dhe KLP-në me kandidatët e përzgjedhur.

Por, deputeti socialist Ulsi Manja  e kundërshtoi gjatë mbledhjes. Pretendimin kryesor të opozitës se kandidati Kozma Jano kishte qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni” ai e hodhi poshtë; sipas tij,  Autoriteti i Dosjeve nuk kishte të dhëna për bashkëpunimin e kandidatit me Sigurimin dhe se ishte PD-ja që po bënte gjyqin, Janos: “Unë nuk mund të marr asnjë dokument që më vjen nga selia e PD-së. Kjo është lojë e opozitës per të deligjitimuar procesin dhe për të bllokuar reformën në drejtësi,” tha ai.

Por, Bylykbashi theksoi: “Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e papranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme, largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyc të dosjes së Habilajve.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here