Tenis, Federer fiton Grand Slam-in e 20

0

Roger Federer nuk di të ndalet. Në moshën 36-vjeçare, tenisti nga Zvicra ka fituar Australian Open për herë të gjashtë në karrierë, trofeu Grand Slam numër 20 në karrierë.

Numri dy i renditjes botërore mundi në finale kroatin Marin Cilic në 5 sete (6-2, 6-7, 6-3, 3-6 dhe 6-1), në 3 orë e 3 minuta lojë.

Në total, bëhet fjalë për trofeun e 96 në karrierën e papërsëritshme të Roger Federer.

Lini nje pergjigje