PBDNJ dhe MEGA bashkohen për çështjet etnike dhe politike… ja problemet e ngritura

0
188

PBDNJ dhe MEGA do të bashkohen për çështjet e përbashkëta etnike dhe politike. Vendimi është bërë i ditur gjatë takimit të organizuar në Dervician të Gjirokastrës me rastin e 27-vjetorit të krijimit të organizatës “Omonia” (Bashkimi Demokrat i Minoritetit Grek). Leonidha Papa drejtues i OMONIAS akuzoi partitë e mëdha shqiptare se janë përpjekur të bëjnë pjesë të interesave të tyre elektoratin e minoritetit duke i mënjanuar kështu nga çështjet etnike që i bashkojnë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Në qendër të diskutimeve gjatë këtij aktiviteti ka qenë pjesëmarrja më e gjerë e organizatës OMONIA në zhvillimet politike si dhe orientimi i ardhshëm politik i organizatës kryesore të grekëve që gjendet në themelet e PBDNJ.

Takimi ka analizuar qëndrimin e organizatës lidhur me problemet e ngritura prej minoritetit grek për toponimet, çështjet e pronësisë për popullsinë minoritare apo dhe çështjen e censusit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here