Harrojeni stereotipinë e vjetër, gratë ‘zgjohen’ shumë më shpejt seksualisht se burrat

0
675

Harrojeni stereotipinë e  vjetër që burrat eksitohen apo ndihen të ngacmuar më shpejt se gratë kur bëhet fjalë për seksin. Një studim i ri ka zbuluar se janë femrat ato që kanë shkallë më të lartë të aktivitetit në tru kur përjetojnë eksitimin, shumë më shpejt sesa burrat. I botuar në Gazetën e ‘Mjekësisë Seksuale’, studimi tregoi 20 gra dhe 20 burra  të cilëve iu shfaqën klipe erotike.

Masa e zgjimit subjektiv ose thënë me fjalë të thjeshta angazhimi, zgjimi seksual dhe gjenital ishte shumë më i shpejtë tek femrat sesa tek meshkujt. Ata përdorën një aparaturë me rreze infra të kuqe që masin temperaturën gjenitale, ndërkohë që aktiviteti i trurit në ato momente u mat me anë të një skanimi të quajtur MRI. Rezultatet gjetën se truri i grave ishte më aktiv se burrat në korrelacion me ndryshimet në temperaturën gjenitale sesa meshkujt.

Kështu autorët e studimit thonë:  Zbuluam se zonat e trurit të femrës reagojnë më shpejt ndaj organeve gjenitale sesa tek meshkujt. Kështu na vjen keq t’ju themi se duhet të heqim dorë nga mitit se meshkujt ‘zgjohen më shpejt sesa femrat’. Megjithatë, studiuesit pranojnë se studimi ka disa ” kufizime” të tilla si studimi i mostrave dhe çështjet e neuroimaging ( Imazheve neurologjike). Nga rezultatet, pedagogu i psikologjisë së King’s College në Londër Rahman tha për The Times: Keni një përqindje sigurie por është ende shumë herët për të dhënë verdiktin final.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here