Habit presidenti i Filipineve: 42 virgjëresha për ata që vizitojnë vendin, dua të tërheq vizitorë

0
314

Presidenti i Filipineve ka çuditur një grup biznesmenësh indianë dhe filipinas, kur u tha se dëshiron të tërheqë vizitorët duke u ofruar atyre “42 virgjëresha”.

Duterte teksa fliste për konfliktin e armatosur në Mindanao, kritikoi ideologjinë e ushtarëve muslimane, duke theksuar se “epo nëse vdes si martir dhe shkon në qiell e atje të presin 42 virgjëresha, atëherë edhe unë mund të bëj diçka të tillë për ata që duan të vizitojnë vendin tim”.

“Pse të mos ketë virgjëresha edhe këtu, jo vetëm në qiell”, tha më tej Duterte, Presidenti filipinas.

Këto ide Duterte i dha teksa ndodhej në një vizitë tre ditore në Neë Delhi, kryeqytetin e Indisë.

Kjo ide e tij nuk është pritur aspak mirë nga gratë atje, të cilat e quajtën atë një “turp ndërkombëtar”.

“Ne meritojmë një President që na përfaqëson të gjithëve: Burra, gra, homoseksualë ashtu si në vendet e tjera të botës. Ne meritojmë një President që të na respektojë”, thanë grupi i grave aktiviste.

Por në fakt ky lloj komenti për gratë nga ana e Presidentit Duterte, nuk është i pari. Ai në maj të 2017-ës, ai u tha ushtarëve që luftonin në Mindanano se mund të përdhunonin deri në tre gra, dhe se nuk do të dënoheshin për këtë.

Një tjetër rast është kur ai përmendi një rast që disa të burgosur ishin vënë në radhë për të përdhunuar një grua. Duterte tha se ajo ishte e bukur, dhe se ai duhet të kishte qenë në radhë i pari për ta përdhunuar. Por më pas ai kërkoi falje për këtë që tha, duke theksuar se i respekton gratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here