Dy të rinj shqiptarë në prangat e policisë Italiane

0
146

Dy të rinj shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një vjedhje. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarë, 25 dhe 29 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

‘Ansa’ shkruan se shqiptarët kishin hyrë në një banesë në Roncone, ku përveç një portofoli, kishin marrë dhe disa pajisje të tjera të vogla. Teksa dilnin nga shtëpia për t’u arratisur, në ndjekje të tyre u vu policia, ata kishin hipur në një makinë, për të humbur kështu edhe gjurmët.

Por policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa bëri të mundur nje edhe arrestimin e shqiptarëve. Grupi hetimor po heton nëse dy shqiptarët janë të përfshirë në të tjera raste vjedhjesh në këtë zonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here