Dua të bëj të lumtur është me siguri programi më i ngrohtë i Arbanës, edhe në stil

0
174

Arbana Osmani identifikohet shumë me Big Brother dhe nëse do flisnim për stilin e saj do ndaheshim mes stilit modern të së përditshmes dhe spektakolarit gjatë prezantimit të BB

Media është e mbushur me fotot e prezantueses së veshur me taka të holla, funde të shkurtra, fustane të çarë, dekolte feminile, veshje të një stili krejt personal, televizive dhe moderne…Ndoshta dhe për faktin që zhvillohet gjatë sezonit veror, edhe fotot e asaj periudhe janë me veshje të lehta e të freskëta, krejt ndryshe nga ç’po ndodh me fotot për spektaklin “Dua të bëj të lumtur”.

Me një natyrë krejt ndryshe nga BB, këtë spektakël, Arbana është duke e pritur me veshje më të thjeshta dhe çfarë është më e dukshme, shumë më të ngrohta.

Sigurisht sepse është dimër dhe jo vetëm në Vermosh, por dhe në Tiranë e në Korçë, veshjet e plota janë më të përshtatshmet.

Dhe me atë rast, Arbana po na prezanton një koleksion të hatashëm pulovrash të ngrohta.

Mjafton një fund i shkurtër stof, ose një palë xhinse dhe vathë të mëdhenj dhe pamja është e përsosur…Moderne, e bukur dhe shumë e ngrohtë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here