Alarmante/ 178 femra denoncime për ish-të dashurit dhe burrat, pas vrasjes të studentës

0
159

Rasti i 21-vjeçares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi. Policia e Tiranës i tha Televizionit Klan se që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.

Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve. Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë, raporton Tv Klan. I tillë ishte edhe rasti i Ariela Murataj, e cila kërcënohej prej muajsh nga autori i krimit Aldison Belulaj.

Dhjetë ditë më parë, studentja e Juridikut kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më nga Aldisoni. Për këtë shkak 23-vjeçari vendosi të ndërmerrte veprimin ekstrem.

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here