Aksident i frikshëm në Elbasan, përplasen 3 automjete

0
221

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë e re.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Fill pas aksidentit, shtetesja me inicialet M.H., është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.01.2018 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji janë përplasur tre automjete. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targa AA 132 SR, shtetasja M.H., 26 vjeçe banuese në Elbasan, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here