U lodhët kot mor Jaranët e Liderit ! Nuk e gjen gjë disko-clubin me emrin “Kryeministri”

0

U tremb më kot lideri suprem! Asgjë nuk e gjeti në fund të protestës disco-clubin e tij me emrin “Kryeministri”. Më shumë gjynah të vjen për ato punëtorë jaranë dhe ato ideatorë pranë liderit që u lodhën një natë më parë për të mbuluar “veprën e Mikelanxhelos” në Kryeministri. U lodhën, ndejtën madje deri në orët e vona, derisa sa morën “Ok-in” e liderit supreme. Ky i fundit mësohet se në fillim kur ja nisën me foto mbulimin e “veprës së artit” kishte shprehur kritika duke thënë se “asnjë cep nuk duhet lënë jashtë”.

Mbrëmë kur po vendosej mbulimi i hyrjes së Kryeministrisë

 

Sot pas protestës hiqet mbulimi i hyrjes së Kryeministrisë

E ja nisën  punëtorët sërish nga fillimi duke mbuluar edhe cepat. S’kanë faj, ajo është një vepër që me dritat që shndrin në darkë shërben si një “simbolikë” e dritës që ka sjell në vend “Rilindja”. Pasi ju mbush mendja me mbulimin e plotë të “veprës” lideri dha “ok-in” dhe punëtorët më së fundmi nga ora 12 e natës mundën të shkonin në shtëpi.

Po duket se i gjithë mundi ju shkoi kot, as edhe një kapsolle nuk arrit dot deri tek vepra e artit. Në protestë nuk u hodh asgjë , madje nuk u hodh as pak bojë me i dhënë ngjyra ndërtesës, se lideri pavarësisht se ka inat popullin opozitar, ngordh fare pak për ngjyra, i ka fiksimin e jetës. Sidomos ato që plasen në mur si zhgarravina.

 

*Rubrika “Pikante” i trajton zhvillimet e ditës me sarkazëm, ironi dhe batuta

Lini nje pergjigje